Çmimi (Satirike) – Sevdail Hyseni
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Satirike
ÇMIMI
Po kërcen çmimi
Si gjeli në tra,
Kriza monetare
Ka rënë në bela!
Na shtrenjtohet rryma
Gazi, buka e ulliri,
Të gjitha me radhë
Si hallka zinxhiri!
Ashtu sikur zgjaten
Peri dhe tërkuza…
Na ka ardh’ durimi
Me vajin te buza!
Seç lëvizin gjërat
Një pas një me rend,
Veç pagës mujore
Që rri në një vend!
Shportat familjare
Nuk peshojnë aspak,
Janë terur e tharë,
Si speci në varg!
Me një anë Covidi
E taksat pushtetare,
Ngelet qytetari
Pa brekushe fare!
Tani kur të vijë
Dimri me acar,
Inshalla nuk ngrijmë
Si trangulli n’arë!
Spica Metalike
(Karikatura marrë nga interneti)
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com