August 4, 2024

Më mungove – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Më mungove

Më mungove
nuk të kisha afër
për ta dëgjuar zërin
sikur zogu i mëngjesit
për tmë uruar ditët e veçantë
të jetës sime.

Më munguan
buzët tua
për t’ma dhënë aromen e tyre
më munguan duart
që t’më prekin butësisht
dhe t’më përqafojnë.
Më mungoi buzëqeshja
dhe syt e tu
që shëndrisin sikur
qirinjët në errësirë

Para meje ishte
libri që ma dhurove
ishin fotografit tuaja.
Fillova të flas me to
po nuk mora asnjë fjalë.

Era nga dritarja hapi
fletët e librit
u ndalen tek kapitulli
i fundit që ishte
“Dua të iku nga ky vend përgjithmonë!

Xhevat I. Prebreza 16.10.2021, Prishtinë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com