Ismail Ali Maliqi – Fetah Maliqi
-NËNKOLONEL-
(1943-1988)
BUSAVATË-DARDANË
Përse këtë fat ky popull e kishte kaq gjatë,
nën sytë e djallit duke jetuar plot kërcënim,
kudo ku arritën, vran secilin
që dritë në shpirt e në kokë kish.
Më i dalluari, më i ndjekuri,
Më i ngrituri në nivel dëlirësie qijesh,
më i përgjuari, sepse e di mirë
ç’bëhet në këtë jetë.
Lindur më 12 tetor 1943,
tamam në kohën kur lëmshi i gjarpërinjve
po vërtitej këtyre viseve
me dhëmbët e hijeve.
Po rritej nën pasqyera të fshehta,
që po shikonte sllavi
gjithçka po ndodhte
tek shqiptari….
Shtatorit 1958 regjistrohet në
Akademin Ushtarake në Beograd
dhe më 1962 e kryen.
Shërben në Banja Llukë-Bosnje,
e në Vinkovac të Kroacisë, Sarajevë
e pas një kohe arrinë gradën
Kapiten i klasit të parë.
Oficeri më i ri në moshë,
që arrinë këtë gradë,
periudhës më të shkurtër kohore.
Dhe e përgëdheli mrekullia,
u lejua të punojë epror ushtarak në Prishtinë,
një kohë goxho të gjatë, 1972-1980.
Gjthë kësaj kohe ai ndezi,
ku mundi, fener, qiri e pishë,
që të regjistrohen sa ma shumë të rinj
shkollave e akademive ushtarake,
dhe arrinë shkallë ushtarake
gradën major.
Por nuk u zgjati më tej kjo dritës,
u transferua për katër vite në Leskoc,
arrinë shkallë të re meritash ushtarake,
gradën nënkolonel.
Duke shikuar dhe një dritës të re fati,
të kthehet vitit 1985 në Prishtinë.
Zuri dhe një katedër ligjërimi
për shumë mallë,
duke dhën lëndën;
Mbrojtja Popullore I e II
në Fakultetin Juridik në Prishtinë.
Por kuçedra i kishte parë të gjtha,
kishte çarë viktima ndër vite,
kishte hëngër, kishte njohur jetën reala
të njeriut ndër fytyra,
dhe kjo më së tepërmi e tmerronte,
të mos shihte nënshtrimin….
Të mos e shihte përplasur në hendek,
shqiptarin që shkallëve të dritës po ngrihej,
dhe e kishte në shpirt besimin
e dritës së panjohur që do të linde,
patjetër do të lindte,
si lulediell, kumbull e bardhë apo ferrë,
zjarr me shtatëqind krah, i lirë.
Dhe kishte filluar;
Ismail Ali Maliqi
të ndjehej dhe komod,
brenda lëkurës së tij,
që po ecte rehat,
meritor pse qe njeri.
Po shijonte ajrin e jetës,
gëzimin që je i drejtë.
Mori familjen, të tijë shoqe, fëmijët
e do ikte ca pak ditë
për shijim uji e rrezesh në det,
plazhit, klimës, qetësisë së butë….
U futën në veturë,
si një peizazh harmonik pranveror,
e sapo kaluan Mitrovicën,
një malazias me veturën e vet,
Ismail Ali Maliqin e godet drejtpërdrejt,
me të tërë që brenda veturës që qenë.
Ismaili dhe djali i vogël, Iliri,
pësuan lëndime të rënda, vdesin,
bashkëshortja me djalin e madh;
Gazmendin, lëndohen rëndë,
por i shpëtojnë vdekjes.
Se mos s‘ishte kuçedra sllave,
nga kabineti në rrugë me veturë atë ditë?
Mos nuk ishte tërbimi i përhershëm
që po ngrinte dhëmbët
e gjer në qiell po uluronte?
Mos nuk ishte nata kaq shtrigë,
që me laps e vulë po tërbohej,
të vuloste ajrin pse lirisht
nuk mund të merrje as frymë?
Natyrisht kjo copë akullnaje mallkimi,
Beogradin, në pako të ndryshkur sjellur
pranverës shqiptare…
me shpresë se do të ndalte planetin,
rreth boshtit të mos sillej,
graviteti i tokës të zhdukej,
ajri në bark tankesh të neneve
të shndërrohej në gjethe plastike
drurësh nëpër teatro…!
17.10.21
Busavatë – Dardanë