Kostumi i fjalës! – Ylli Pollogati

Kostumi i fjalës!
Në një takim shokësh
Fola pak më shumë
Mbi natyrën time dola
M’u dukë se të kaluarën
E zmadhova…
Fjalës i vesha
ëndërrën,
kostum.
Kohën e tanishme
Se bindim si duam.
Hesht!
Veten s’po njoh!
Kisha rënë në dashuri,
atij pejsazhi
Me peshq të mëdhenj,
të frikshëm…
Këmisha e zbërthyer
më tregonte gjoksin.
Nuk them:
“Të hyftë vetja në qejf!”
Bosforit iu afrova
Dit’ tetori..
Një det i paqtë
Dritë të zjarrta
Shkunden retë horizontit…
Kokën tund i brengosur
Rrënjët të bukura ishin
dikur…
Koh e pasigurtë
Këmbë e të ligut shkeli
Të befason frika!
Pasionet, ëndërrat
I ka rrëmbyer heshtja.
Hapsira plotë yje në
ikje!
Kënga..
Çu bë me këngën?!
Se di…,
Si do këndohen…?!!
YP@Tetor 2021