August 3, 2024

Kam ndier, kam ëndërruar, kam dashur – Valentina Todhri Lapa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

**********

Kam ndier, kam ëndërruar, kam dashur ,
siç duan zemrat kur zërin e shpirtit dëgjojnë.
Kam lodhur ëndrrat, agimet kam pritur,
Ofshamat e mia , qyteti mos dëgjojë…

Kam pritur gjatë, madaje ,shumë gjatë
Me lodhjen e pritjes pasquruar në fytyrë,
i ndukja buzët gjak i kam bërë
E lotët e nxehtë i kam lënë të lirë.

Kam ndier mbas shpine edhe psherërima,
të dala nga gojë, që s’dinë ç’thonë .
E kam pritur erën e ftohtë të detit mbi krahë.
Por ëndrrat e mia si kam lënë të shkojnë .

Valentina Todhri .

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com