August 9, 2024

Mbretëreshë e stolisur të ndihem kësaj here – Xhemi Nokshiqi Muzai

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi: shkëputur nga vëllimi im poetik
METEORE

Mbretëreshë e stolisur të ndihem kësaj here

Leshërat me thinja i ke ëndrra ime
Më je e bukur, aq dhe lozonjare
Një ditë do zgjohet me tundime
Gjer në atmosferë ngritur si margaritare

Dua që të zgjohëm në kopështin e mbretit
E veshur blue me bukuritë e detit
Marrëzisht të dashurohem me sy pa asnjë fjalë
Të behëm çapkëne , Mermaid përmbi valë

Një kupë verë të pi në gotën e artë
Gjaku le të vlojë si prushi i një ditë vere
Lumë të rrjedh dashuria e kristaltë
Mbretëreshe e stolisur do ndihëm kësaj here

Të ndiej kantatat e zogjeve me kore në kaltërsi
Kulluar le të rrjedhin burimet pranverore
Dhe 4 stinët të ngjyrosën me të ëmblën dashuri
Të ushtojnë ofshamat qiellore me mbretin e ri

Academic:Nokshiqi Muzai
USA

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com