Bota e femijerise – Eva Zoto
Tema :-Bota e femijerise…..
“Vrapojme” neper vite, me kujtime thurur
diku ndalim hapim, diku rendim vrull
nje copez femijerie, mbartim ne xhep rendur
por per ta harruar, s’e harrojme kure.
Si do i harojme rruget dhe sokaqet,
muret e avllive, plot me peme rrethuar,
ato shkalle te drunjta qe, renkonin ecur
kur femije vraponim, me lodrat ne duar.
Zerin e babait kur kthehej nga puna
dhe embel na fliste, tek vinim rreth tij,
doren perkedhelese te nenes, se lodhur
dhe gjyshen te mbledhur me lote nder sy.
Shoqet edhe shoket ne nje loje, se bashku
here duke u zene e here duke bertitur,
vellain me motren qe prisnin ne rradhe
te blenin pak buke, se ishin, me te rritur.
Te gjitha i kujtoj, e asgje s’me harroet
dhe pse heshtur e mba,cdo te voglin kujtim
ne perpjekje me kohen, e lashe pak menjane
por serish e zgjova me me te madhin URIM…
Autore Eva Zoto