Aromë dashurie, njerëzore – Xhelal Hoxha
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Aromë dashurie, njerëzore
Dashuroje, dashurinë njerëzore universale
Ajo është dhuratë për njeriun e vërtetë
Atë të sinqertën, atë të veçantën, njerëzore
Dashurinë e vërtetë, që ta zgjatë veprën e jetën!…
Me plot dashuri, dhe njerëzi shpirtërore
Ndonëse, e thotë gjithmonë të vërtetën
Me dashuri të njeriut, për njeriun…
Ajo do të jetë e zbuluar dhe e krijuar enkas;
Nga vet natyra e Zoti, përrallore e hyjnore!
Po e deshe dashurinë e urtësinë?
Mirësinë, mençurinë e poezinë;
Do ta duash jetën edhe vet njeriun
Me aromën e dashurisë shpirt dehëse
Të gjithë njerëzinë, dhe Shqiptarinë!…
Xh.H
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com