Qyteti “modern” – Muça Vladimir
Ishte kënaqësi për mua që në 150 vjetorin jubilar të lindjes të At Gjergj Fishtës të ftohesha nga klubi”Ndoc Gjetja” në aktivitetin letrar “ORA E MUZËS LISUS” edicioni i 10.
U prezantova me poezinë:
QYTETI “MODERN” të cilën kam kënaqësinë ta ndajë me Ju miq e dashamirës.
Qyteti “modern”
Do ikë nga ky qytet
Ku më qërrojnë billbordet zgjedhore;
Ku në vend të blirëve
Manikinë trotuarëve pakufi;
Mijëra botikë
E mijëra fasfude,
Zonja me qen përdore
Me shpirt në agoni.
Gazeta,revista,fletëpalosje pa çmime,
Me shkrime tunduese
Pa mendime.
Ka dhjetmijë shkrimtarë,
Dy për familje,
Si valë deti sjellin çdo gjë në qytet,
Klientelë me shumi,
Por veç tre poetë të vërtetë.
Ka qindra shërbime varrimi,
Një poliklinikë me dyer të shquer,
Një varr i shitur dhjetë herë
Me rrethore hekuri çapërlyer.
Unë endem në këtë qytet najloni
Me uretrin nga prostata fryrë,
Mendja merr udhë në fshatin e lindjes
Ku tuma e fisit lulzon nën një blirë.
Do ikë nga ky qytet,
Do ikë vetëtimë,
Malet,fushat,stanet e vendlindjes,
Mbi mëndjen time
Klithin me psheretimë.