August 3, 2024

Ti i dashur, njeri – Xhelal Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ti i dashur, njeri

Ti i dashur, njeri
Është lehtë të bësh të këqija
Por, mos harro
Njeriu mbahet në mend nga veprat e tija

Mençuria nuk ka kufi
Por edhe çmenduria njëjtë besoj se edhe këtë e di
Por, unë mund të dukem i marrë apo i çmendur
Por e di se për të mirë kam me u përmendur

Thonë:
Çdo kush është i çmendur pak nga pak , është e vërtetë
Ai i cili s’e kupton këtë çmenduri;
“vërtetë është i çmendur komplet”!

Unë jam ky që jam:
Më duani nëse doni
Më jepni atë që e meritoj
Unë mundohem të lë vepra e fjalë të mira
Më çmoni e vlerësoni; ashtu si ju e mendoni

Unë, do t’ju dua e do t’ju çmoj,
Pa dallim, njëjtë çdo njeri
Nuk do ta injoroj e nënçmoj;
Qoftë i pasur, apo i varfër; i vjetër, apo i ri!

Or, ti i dashuri njeri
Kurrë mos përbuzë as mos nënçmo tjetrin
Se përbuzja të kthehet si boomerang
të shtrinë për tokë; e të bën ta puthësh dheun!

Mos harro fjalët e të urtëve
Ato i thotë goja e popullit dhe populli i ka miratuar
Fjalët e urta kanë dhe një tjetër fuqi
“Se nga hyji-vet, Zoti, janë dëshmuar!”…
Xh.H.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com