Eja…ela…Margaritaaaa – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një lajm jo i mirë,që po e ndajmë bashkë! Sot filloj betejen me covit 19.Do ju lajmëroj kur ta fitoj plotësisht! Shpresoj, pasi jam e vaksinuar! Zoti na ruajte te gjithë njerëzinë! Amin!
Për lexuesit e miqtë e mi të mirë, sapo e kam shkruar këtë baladë.

Titulli: Eja……..ela…. Margaritaaaaa
Autore: Zoica Gjolla Popi
Albania

Majë e malit kreshtëbardhë
Si një vello e mbuluar
Pikëllimi pikë e shpirtit
si luginat nga përrenjgrryer.

Se që,thoni ju të mirë
cdokush kalëron me fatin e tij
po përse për Margariten
shkrimi i fatit qenka mpirë?

Ah,moj Margaritë e gjorë
fustanbardhë nusëroje Ti
leshraverdhat mbi kurorë
trupin e gjatë si selvi.

Dhëndërri e parë, vajzëri e parë
dashuri si flakë zjarri
dasmorët çakërqejf
pijnë raki nga ball i kazanit.

U ngrit Margarita në valle
shamikuqen tundur-o
O sa e bukur na ka dalë nusja
dhëndërrin djalë të gjeturë!

Njerka i rrinte përballë ngërdheshja qeshjen kishte
tradhëtuar
nusëronte Margarita
pa e ditur , pa kuptuar.

Vajzë e sjellë nga prapa burrit
beqare e lashtë e pamartuar
djalë i gjetur në derën e tij
aq të rinj , te dashuruar?

Hë …..hakërrohej cmirëzeza
keni parë por s’më keni parë
Ju të dy njëherë martuar
e një jete do jeni të ndarë.

Mos të mbiftë engjëll në bark
u thafsh porsi bari i thatë
u shtangën Yjet larë me lot Hëne
u ça më dysh një qiell i tërë.

Oi……. oi…mallkimi
majëshigjetë e shpoi malin
përrenjtë ujërrëmbyer
morën para gurëzalli.

Eja …… ela ….Margaritaaaaaa
degjoi zërin e të dashurit
natë e parë e pagjumë me dhëndër bukuri e rrallë.

O të nesërmen me yllin e parë
burri iku sapo u zgjua
si nuk shkrojti mbi letër të bardhë
ku u nis e ku ka shkuar?

Sherr shamatë kishte degjuar
burri nuk i tha asgje
të përgjumur ia dha puthjen
Ah njerkëzezë,mos të pafsha më!

I boshatisur shtrati mbeti
jetime lesheverdhë
moj Margaritë
me engjëllin në bark
c’të ra një nur rrezedritë.

Hakerrohej njerka shtrigë
Mbushi shtë
mbat, shko në krua
burri kurrë s’ka per tu kthyer
moj hutaqe e harruar.

I
ridhnin lotet lumë
sa herē e lodhur e dërrmuar
pritja që e kishte
cfilitur
dallgë jetë për tu jetuar.

Krahëhapur rrinte shpresa
kur i kendonte ninullë djalit
ëndërra bëhej zjarr e flakë
Ah i dashur,sa më ka marrë malli!

I bëhej sikur fëshfërinin gjethet
troku i fatit kalëronte
eja……. ela …Margaritaaaaa
Ja po vij….. sapo mbërrita!

Tak… tak….tak… trokiti në xham
djali avullin me dorë fshiu
dikush nënë është tek dera
qull i lagur ka mërdhihur.

Eja…….ela .. Margaritaaaa…..
zemra nisi ti rrahë fort
nga ç’ëndërr ishte zgjuar
sa udhë kishte kaptuar?

U hap dera nur e dritë
hapi krahet loti i shpirtit
ah leshverdha Margaritë
falmë e dashur, falmë bir!

Ela….. eja ……Margaritaaaaaa
në vallëzim yjesh hënëqeshura
i bekonte me dashuri
bilbilat përkëdhelnin natën
në të përjetëshmen lumturi!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com