Mos bijo, mos! – Xhelal Hoxha
Mos bijo, mos !
(Vargje me një stil popullor)
Thonë: “Mos e dëgjofsh nënën, dëgjoje pra njerkën!”…
“Vajzës së vet i drejtohet e ëma e sajë, ku i thotë:
Mos u banë metë qeshë çdokush
me hipë në kumbull dh e me lypë rrush
Ke vëzhgime nga kamerat e fshehura e të vendosura
Përderisa, ti qëndron vazhdimisht, me telefon në dorë
Dhe ki fjalosje e qortime, dita,ditës, nga ati yt, Kalush;
Ndoshta ndodhë që ai; ti kuqë faqet e t’i bënë si prush?!”.
“Vajzës vet, paksa të pispillosur e të lazdruar
vazhdimisht i lutej dhe i drejtohej e ëma:
Të lutem shumë bijo; mos dil ti e zhveshur;
Ngase, po na përgojojnë e qeshin hallku-mëhalla
Dhe të them shkurt:Mos hipë në dudë të lutem shumë, Zana!
Aty tek larg,që shtrihet e shihet lama
Ndoshta, nuk do të gjesh fare thana, dhe as mana!
Ku aty hipur lart, do të rrëshqet këmba,
Ose mund të thyhen degët, që janë të vjetra e të thata
Ndodhë me ty, që të vije mbrapa ndonjëri
Dhe”të gjen belaja e të ndihet gjëma!”…
“Me një porosi të rrallë e për mall
Bijës saj i drejtohet përsëri e ëma dhe i thotë:
Këndon bilbili, sorkadhja dardhë më dardhë,
këndoma këngën sa të jam gjallë;
se kur të vdes, hiç mos të qofsha falë!”.
“Thonë disa fqinjë, përveç Zanës,
ëma e sajë kishte, edhe një djalë që e quanin, Maliq
Në oborr të vetin, afër shtëpisë së tij, e kishte mbjell një fiq
Llafe- fjalë kishte boll; ndërsa, punë e frute s’kishte fare hiç!”
Thoshin: “Ju kishte mbushur vendi plot me thera
Duke u marrë me përgojime dhe interesuar, për punë të tjera…
Gati sa, s’ju kishte nxënë keq dera!
Ndërsa, ai vet qëndronte, sikur ndonjë iriq
Për atë, fëmijët e lagjes i drejtoheshin me fjalët:
O Maliq, o Maliq; Gjysma kali e gjysma viç!
Ndonëse të vjetrit, të mençurit dhe të urtit
Do ta konstatonin, se tek ky njeri dhe te kjo familje
Por, edhe këtu tek ne në përgjithësi;
Nuk po funksiononte, dhe nuk po zbatohej asnjë ligj”!…
Me një kafe krejt në fund bashkë, shkon edhe një tortë
vendosur mbi tortë vihet e kuqja, e mira dhe e ëmbla qershia
Ku në çdo festë familjare, nderohet i zoti dhe gjithë shtëpia!
Thonë:” Mos e dëgjofsh nënën, dëgjoje pra njerkën;
Si e ke bërë jetën, ashtu do ta kesh edhe veprën!”…
Xh.H.