August 4, 2024

Nëse… – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nëse…..

Nëse ditën e quaj
të bukur
dhe dielli lëshon rrezet
e ngrohta
e di që ti je pjesë e saj.
Nëse nata me hënë
shëndrrit me yje
atë natë
do ta quaj të bukur
ne një ditë do të jemi bashkë.
Nëse më kërkon
shko tek vendi i vjetër
do ta jem një hije
që mos të jesh vetëm.
Nëse e ndien vetën
të larguar nga të gjithë
mos qaj, mos derdh lot
unë do të jem
kudo që ti të jesh.
Nëse të kap mërzia
nëse malli të mbulon për mua
nëse don t’ma dëgjosh zërin
nëse don me duar t’më prekësh
më thirr
do të bëhem engjëll
do të vij tek ti!
Xhevat I. Prebreza 26.10.2021, Prishtinë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com