August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

~ .. sa nishka` ndër sy ..

M’theri zemra nji nratje` vjeshtës së idhët,
tuj pa’ skaje udhve qytetse plluma të dekun,
si fmijët martirë vra Kosovës për jetë të lirë !

Thanë ishin viktimat e mjera të pandemisë,
– kishin ngranë thërmojna buke të helmëta,
-shpallim për flurimtarët e paqes ditën e zisë !

Mu kujtue fjala babës rritë jetim prej fminisë,
-njeriu duron sa banë zogu n’sy flokun` e erës,
mandej plas e thërmohet si palca e shpyrtit..!

ZNB. Mr. Alb.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com