August 7, 2024

Atë Shtjefën Gjeçovi i Zymit apo Zymi i Atë Shtjefën Gjeçovit – Sahit Ymeri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E shtunë, më 30 tetor 2021, në orën 21:31

Atë Shtjefën Gjeçovi i Zymit apo Zymi i Atë Shtjefën Gjeçovit

Aty ku etërit u bënë shkëmb bujarie,
O Zym, o flakërues motesh nëpër shekuj,
O Zym, o flakadan ndriçues xixëllonjash shqipe,
Diturie, krenarie, ardhmërinë e mbollët.

O Zym, o lum gjaku i dashurisë brezash,
Nën alfabetin ABC-së së shqipes së Dardanisë,
O Zym, oj shkabë flamuri kuqezi,
Atë Shtjefën Gjeçovit poliedrik i Arbërisë.

O Zym, o dritare dielli rrezatues
Në rrënjët e korën e tokës Dardane ujitur
O Zym, o mësonjëtore burrërie atdhetarie
Arsimimit ia shtrove qilimin e sukseseve të marshimit.

O Zym i etur diturie, shpërndarë horizonteve,
Gjuhës, kulturës, kombit shqiptar, si doktor shkence,
O Zym i së kaluarës, për të ardhmen mbëltove,
Përballë oxhakut ku piqet mendimi e fjala prej perle.

Epopenë e ardhmërisë të pavarësisë mes brezave,
“Sa mund të jetë dielli pa dritë, aq kombi pa gjuhë”.
S. Y.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com