Dhimbje e heshtur… – Drita Haxhillari
Dhimbje e heshtur…
Dhimbja ime,hesht në thellësi,
se jam luftarake dhe di ta sfidoj,
dhe pse jeta është Diell dhe stuhi,
unë sërish mbledh forca dhe luftoj.
Për ty shpirti im,ngrihem në këmbë,
se dashuria jote,të fortë më mban,
ç’farëdo dhimbje…e ha me dhëmbë,
mposht ç’do sprovë,si një uragan.
Labirinth me mistere është jeta,
bota ecën në tehun e padrejtësisë,
n’shpirt të ngulen,plumba e shigjeta,
dhimbja hesht,në skajet e pabesisë.
Preke dhimbjen time,mos ngurro,
ajo hesht si gjithnjë,nuk rebelohet,
mermë në krah’ dhe më përqafo,
me dashurinë tënde,ajo shërohet !
Preke lotin tim,më shiko në sy,
e dua jetën,ndaj nuk kam frikë,
rrugëtoj e lumtur kudo me ty,
Diell jete m’u bëre ç’do ditë !
Me kurajo,ç’do dhimbje sfidohet,
kjo jetë është kalimtare për ne,
një ditë secili prej nesh do largohet,
me vete do mar’ veç dy grushta dhe’
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.28.10.2021