August 3, 2024

Histori fitoreje – Muça Vladimir

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Histori fitoreje

Fitore!…Fitore!…
Si çeli lulegjaku
Kjo fitore mbi dhe?
Ti, me qetësinë e një Jude
Fshije gjakun s një thike nën teh!…
Hëna e kuqëluar zgërdhihej majë piramidës
Kur njerëzia ja mbathte
Me kafazët e shpresës bosh në duar,
Kur sakatët talleshin me normalët,
E larashët qetazi ngroheshin
Me zjarrin prej gjaku
Të “fitores”.
Krishti, i lebetitur
Vraponte në kryqëzimin e dytë,
Nën gjëmbat e kurorës.
Gjer vonë s’reshtën ata, më të zotët,
Ata ,që me fyellin pushkëve
Dinë t’ja mbajnë këngës,
Dhe aherë,
Kur turra e druve shembet
Nën peshën e frutit të rremë,
E “bosët” shtriqen lakuriq në aromën e vdekjes.
Aherë,
Afshi braktisi hirësinë vëllazërore,
Ne mblodhëm veç eshtrat,
Zhytur në llumin e gjakëruar
Të ndasive këasore.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com