Mall – Ylli Meçe
MALL
—–
Ohhh ç’kam një mall ..sa mall, si dikur të ulem
Pranë oxhakut… e prushin me mashë ta lëviz
Me bukë të thekur, të ha një një pjatë fasule
Në është e misërt , një bardhak dhallë.. e gjizë !
—-
Oh sa mall dhe nuk di vërtetë, pse paskam nostalgji ?!
Kur kujtoj maçokun, që dikur mbas kurrizit më fërkohej
Maçok kusar dhe në doje, nuk gjendej më hileqar se ai
Tinëzari, do të vidhte diçka…po qe se nuk i dhurohej .
—-
Sa mall kam vërtetë dhe një herë këmbë kryq të rri
Ta ktheja si dikur, me tim atë pranë zjarrit, nga një gotë
Edhe pa bërxolla…punë e madhe , do pija një teke raki !
As do t’më kërciste , nëse na pranuan apo jo…në Evropë !