August 4, 2024

Nuk më duhen! – Landri Xhemalaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nuk më duhen!!

Nuk më duhen retë pa shi në qiell
Nuk më duhen as yjet dhe hëna
Më mjafton veç një dorë me mjell
Dhe një kulaç,të ma bëjë nëna

Ç’ti bëj fjalët e mëdhaja
Pse të lodhem kot së koti
Më duhet vetëm sevdaja
Mirësia që jep zoti

Ç’ta bëj zërin e bilbilit
Atje te lisi në hije
Më mjaftojnë këngët e shpirtit
Dhe një e qeshur fëmije

S’dua darka në hotele
Më mjafton një sofër druri
Një përshesh me qumësht dele
Kështu mbështetur te muri

S’dua darka madhështore
Salltanete ,taminara
Më mjafton një pjatë me gjellë
Të ma çojë zonja përpara

Salltanetet e kësaj bote??
Fare nuk ua kam zilinë
T’na ruajë zoti mëntë e kokës
Dhe të kemi mirë fëmijnë

Nuk dua veshje firmato
Brenda saj ndihem burgosur
Më mjafton e imja,pallto
Dhe një shpirt i sheqerosur

S’dua shifra,statistika
Politikë , demagogji
Mbas shpine mos ngulet thika
E të jetoj,në liri

Vlorë 26/10/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com