Se kështu do gaboj – Shefik Arifi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Se kështu do gaboj
Për çdo ditë zgjohem herët,
Dhe ditën e re i pari e zgjoj.
Jo, jo, nuk dal mbi të tjerët,
Se kështu do gaboj.
Dhe unë jam njeri prej tyre,
Nga ata më të zakonshmit në botë.
Që dal për punë pa ikur mirë yjet,
Dhe bëj dhe punë të rëndomtë.
Për çdo ditë zgjohem herët,
Ditën e re unë i pari e zgjoj.
Veçse kurrë s’dal mbi të tjerët,
Se kështu do gaboj.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com