August 6, 2024

Kënga e poetit – Fetah Maliqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kënga e poetit

Këndo poet këndo
Të buzëqesh fytyra,
Për punë të mbarë
Vargjet e tuaja penë artë.

Kënga e poetit
Nuk ka ndalje,
Këtë e kupton lexuesi
Edhe kur udhëtojnë.

Duke lexua vepra
Rrugë të reja mëson,
Për të arritur caqe, gëzime,
Dhe bindje më të thella.

Malli, mendja e poetit
Zemrën ta përvëlon,
Ngado jeta e hedh
Me atdheun jeton.

Këndo poet, mos u ndal,
Shkruaj, boto s‘ka ndalje,
Ti ke anën e lexuesit artëdashës,
Ti ke anën e muzës së shenjtë…!

03.11.21
Hamburg

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com