August 5, 2024

Kohë në udhëkryq ! – Drita Haxhillari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kohë në udhëkryq !

Kohë e shkuar…kohë e çorjentuar,
si akrepat e orës n’drejtim të gabuar.
Kujtime të grisura,t’bëra copë-copë,
zhubrosur,pluhurosur,stisje e kotë.
Ndërthurje çudirash,si në hutim,
mozaik i trishtë deri në deformim.
N’spektrin njerëzor,ndjej dhemshuri,
se brenda asaj kohe,ishe edhe ti.
Gjithnjë i heshtur,gjithnjë i menduar,
qëndrim konfuz,në arkivë të harruar.
Ah kjo jetë që na vë në lojë ç’do ditë,
ngërç në duel,o më duaj o më vrit !
Drobitje në dilemë,në udhë të gjata,
përballje mister,më e errët se nata.
Kohë në udhëkryq,enigëm në ironi,
qenie kalimtare,pa pikëz dashuri.
Kutizë e ndryshkur,kyçur në dollap,
atelje trillimi që askush nuk e hap.
Kthehem në kohë,fakt i vërtetë,
histori e shkuar,gjurmë në realitet.
Sfidë në rrugëtim,fortesë në përjetësi,
apel nga shpirti im,dhuroni mirësi !
Përqafoj ëndrrën,deri në mëngjes,
frymoj me ty,sa kam ende shpresë !

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.02.11.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com