Oj tokë e zezë – Shaban Emini

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
OJ TOKË E ZEZË
Oj tokë, me dhe të zi
Gjithë botën e përqafon
Më dëfto, për prindërit e mi
Mbi varret e tyre, sa dhe peshon !
Fusha e varreve , me bar e shkurre
Lulet shumë ngjyrëshe, i trazon era
Te lisi me gurë, ulem e pushoj
S’ mbushem dot me frymë, sytë më lotojnë!
Te rrënjët e lisit, prindërit i kujtoj
Babain ulur me plis të bardh
Ndërsa degët luhatëse zhurmuese
Ma shfaqin shamin e kuqe të nënës !
Atëherë përmallueshëm trazohem
Dhe kërkoj nga era,t’ua freskoj shpirtin
Amshueshëm të pushojnë në këtë tokë të zezë
Se një ditë të gjithë, atje dot shkojmë !…
Shaban V.Emini.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com