Lypsar me fotografinë tënde – Xhevat I. Prebreza
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Lypsar me fotografinë tënde
Në dorë mbaj
fotografinë tënde
duke të kërkuar
në çdo qosh
në çdo skutë.
Jam bërë shok me të panjohurit
me shiu që më lag
nën sqetull mbaj fotografin tënde
jam një lypsar
që në rrugë kam mbet i ngrat.
Netëve hëna më bënë drtië
dita më duket një shekull
jam një lypsar
që dashuria për ty
më ka dërmu e më.ka tretur.
Të gjitha rrugët më qojn
tek vendi i takimit
por ti nuk je aty
vendi është bosh
vetëm një dallëndyshe
ka bërë strofullen
me dy zogj.
Jam një shtegtar
që bredhi rrugëve
me lot bë sy
pyes veten, a jam unë një mekatar ?
apo je ti që
shpërbleve me tradhëti!
Xhevat I. Prebreza 04.11.2021, Prishtinë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com