August 4, 2024

Atdhedashuria e mërgimtarit – Fetah Maliqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Atdhedashuria e mërgimtarit

Atdhedashuria është për prindërit,
për të afërmit që na mundëson
të njohim shpirtin e një të riu
të dalë herėt nga gjiri familjar.

Pra, duke mos pasur mundësi
të jetë sa herë i duhej,
në mesin e atyre që i donte
e nderonte aq shumë.

Ai, këndon për nënën e babain,
për vëllezër e motra,
për të afërm e shokë fëmijërie,
për fusha, lule e lumenjë.

Lotin, vuajtjet dhe kujtimin,
sikur nuk mund ta shfryjë
asnjëherë mallin e mbledhur
brenda vetes me vite.

Ndoshta për këtë nderim
malli për të gjithë,
po sidomos pėr nënën dhe baban
realizohet fuqishëm, si kujtim e si art…!

11.11.21
Hamburg

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com