August 6, 2024

Në zemrën time do rrish – Shefik Arifi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Në zemrën time do rrish

Nuk më erdhe, e dashur, ti sonte
Rrugën, nata me shi ta ndërpreu
Zemra, afër vetës të donte
Por brenda vetës s’të ndjeu.

Se kur dy zemra vërtet duhen
Ato tek njëra – tjetra mbeten
Ndryshe, si një qiri shuhen
Si një qiri treten.

Herë tjetër kur të vish
S‘do ikesh që këtu
Në zemrën time do të rrish
Dhe unë në tënden gjithashtu

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com