Nuk hesht – Ylli Pollogati
NUK HESHT
Nuk hesht dot.
Nuk dua të jem
një përshkrues i gjuhës së mekur e dredharake,
që i ngjan një gjumi e lakmie…të vdekuri!
Dua të jetoj:
me gjallim “të egri”, me pohim “të verbëri”,
me rrahje zêmre,
që terrin ta godas me të shtëna thëmbre…
Që e vërteta kristal, të ndrijë e të rrjedhë,
si një lumë që s’ndal.
Shkruaj dhe gris, e prap…shkruaj,
për ata që na bëjnë pis.
Frymëmarjen dua ta qetësojë,
t’i jap ritmin e këkuar,
të një norme me vlerë,
që zbehje nga ligji ka marë…!
E shohim realen përditë,
na lëndon e na vret…
Ajo që kërkojmë na duket çuditëse, magjike!
Në vënd që ta presim na pret…melankolike!Pikërisht për atë,
mbi letër, hedh ca gërma në fjalë e në rreshta.
Merakosem për çdo gjë…për të varfërin, sidomos
(ku dhe veten shoh aty).
Që jetën ta jetojmë,
qoftë dhe me më pak lavdi,
veç të shihemi “sy më sy”!
Jooo, nuk dua
shtrembër të shihemi,
kur, me vargje, njëri-tjetrin trubullojmë…,
për të liqtë politikanë e pushtetarë,
të çdo lloji, kur abuzojnë…
Nuk më duket vetja rehat,
sikur jetoj në “krisje” kur nuk them atë që ndjej.
Se jam, ai që jam, kur thirrje i bëj Qiellit:
Të zgjohet kjo Tokë,
si vullkan të shpërthejë…
Vargun e dua, e lëshoj të lirë, pa pritur raste të mundëshme.
Më duken si kristale drite
në rrugën e të gjithëve,
ku bën pjesë dhe vetja ime …
Ylli Pollogati@