August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Zgjohuni!

(Me shumë mendje, dhe me shumë shkas;
qëndro zemër e mos plas)!

Zgjohuni! Ju që jeni të fjetur dhe të përgjumur
Për dëshirën e madhe të dinjitetshmen e njerëzoren
Apo ëndrrën tuaj të kahershme, të kamotshmen shpirtëroren
Të përjetshmen dhe të pa realizuarën deri më tani!…

Ti populli im i shumë vuajturi, i nëpërkëmburi,
I shkeluri, i përbuzuri, dhe i përndjekuri ndër shekuj e breza!…
A po e ndjenë?, apo sheh?, apo je i shurdhuar?
Të janë verbuar sytë? Të janë shurdhuar veshët;
Apo fare s’je duke i dëgjuar?!

Me këto lojëra të fëlliqura, që po na ndodhin
Të pa para e të pa dëgjuara deri më sot?…
Dhe me këtë diplomaci të pistë politike!
Bisedime të ditura e të pa ditura në popull…
Përsëri si dikur… po donë me na nda:Tokë e flamur!
Fajtorët si gjithmonë udhëheqësit-politikanët,
Apo ndoshta fajet i kemi, edhe vet Ne?!…

Bashkëfajtore kryesor po thonë:
Këta të gjithë si duket mirë po e dinë;
Rusia dhe Evropa, në bashkëpunim me Serbinë!
Ndonëse, fatkeqësisht e mjerisht, ne gjithmonë pra;
Në hasmëri me Shqipërinë e tonin vëlla!…

Ty populli im, me emrin dhe ballin tënd të shkelur e të përbuzur
Me emrin tënd më të mirë në botë, SHQIPTARË!
Në Evropë:Pellazge-Ilire- Dardani
I njohur me emrin shumë të njohur e të vjetër, ILIRI!

Zgjohuni! Mos rrini të përgjumur e të fjetur
Ju o populli im, në Evropë që jeni më i vjetër…
Keq po na prehën teshat, dhe s’kanë me na ra tamam!
Atëherë si duket, ka me qenë shumë vonë:
Në fund ke me u penduar dhe ki me i ra pishman;
Për kufi, territor, Shqiptari, për Komb e Vatan!…

Xh.H.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com