August 3, 2024

Eja ëngjëlli im ! – Drita Haxhillari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Eja ëngjëlli im !

Eja po të pres o ëngjëlli im,
në sytë e tu dua të humbas,
më je dashuri e shpirtit tim,
më kupton dhe kur nuk flas.

Eja mantel i stolisur në mirësi,
të dëgjoj trokitjen pas dere…
më je dritë,rreze Dielli më je ti,
eja përkëdhelje si fllad pranvere

Eja në agim o buzëqeshja ime,
mbrëmjet si i Hënë m’i ndriçon,
më je lajmës që sjell veç gëzime,
bekim nga Zoti që jetën më shton !

Eja zemër,streha ime magjike,
tingull kënge dhe notë melodie,
det dashurie…motiv i ç’do dite,
më je mrekulli e rrallë Perëndie.

Eja,ti e di ku do më gjesh mua,
ulur diku…me ritëm zemre tek ty,
më je frymim jete,shpirt të DUA,
univers lumturie,të kam dritë në sy !

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.17.11.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com