Era vjeshtake zhurmërit në vreshtajë – Muça Vladimir
Shëndet e mirësi paçit këtë javë miq e dashamirës përmes një cikli me poezi TANKA
Era vjeshtake zhurmërit në vreshtajë,
Gjethet rrotullumben nëpër tokë.
Ah! Të varfërit ne ç’na gjet!
Verigat lakuriqe qajnë,
Mushti prej tyre zë e pëlcet.
***
Vjeshta ka ditë që ka ardh,
Gjethet mblidhen rrotullumba,
Nisin pyllit kampionatin e rradhës;
Pemët çveshur mëkatarshëm
Hungërijnë vëngër,të mardhur
***
Në mushtin e verigave të hardhisë
Ndjej se po kaplon vjeshta;
Kruspullosem ndopak prej mërzisë:
-Si ikën e vjen jeta:
Grindet nër vete e vërteta.
***
Cinok i vogël
Rrëzon gjethet e manit,
Ftohtësia çveshi çdo gjë,
Shak shaket u bien alarmit:
-Ullishtave erdhëm në.
***
Fundvjeshtë, ditë mirësije
Daullet ngado oshëtijnë,
Hambarëve s’ka vend për hije;
Karrot s’marrin dot frymë
Në rrugën drejt shtëpive.
***
Zgjim vjeshte.
Një marimangë çapitet
Të endë pëlhurë mbi derë,
Tufa e reve zbritur nga mali
Mbi te zë të përmjerë.
Marrë nga libri”Yje endacakë”