August 7, 2024

Mallkimi i varfanjakëve – Fetah Maliqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

– Mallkimi i varfanjakëve –

(Prozë poetike)

Një re e madhe e zezë shetitet ngado qiellit.
Mundohem të mbaj një ngjajshmëri
me qiellin e tërë, yjet, hënën, diellin…
E di që më mundon edhe më shumë,
kur kujtoj se jetojm në shekullin njëzet e një
dhe ka arritur kaq përparim, por jeta si rëndon
mbi mua, kjo më jep një pasqyer me shumë
pikëpyetje, pse?!
Shikoj rrudhat e ballit, kurse mbi supe
më rëndon peshë e rëndë e zezë,
sa ajo e reve dhe kthej kokën e shikoj.
A e merituam këtë?
A kishte nevojë të mbetet ara pa plorin
mbi dhe pemët të mbushen plot fryte,
por te mbetën gjysma duke u tharë
e kalbur nëpër degë, gjysma duke
u rrokullisur nëpėr tokë?
Atëherë kuptoj sa shumë gjëra na takojnë
dhe sa shumë gjëra nuk arritëm
t‘i kemi në jetën tonë.
Më bëhet se si dallgët e mëdha të detit
më përplasën për trup dhe unë bëj
mundimin e madh të mund të
notoj e të arrij të prek me këmbë
pjesën e dheut.
I hedh së këmbyeri duart e këmbët,
merr frymë, mundohem dhe hedh
prap gjymtyrėt nëpër ujë e dikur
shoh tokën.
Sa gëzim që shoh tokën time!
Eh, them, këtë nuk e paskam kuptuar
pse mund të jetë kështu!
Tokë plot ujra, dhe është i plleshëm,
vera është e gjatë dhe ka bollëk
pasurish mbi tokë e nën tokë,
por unë heq e vuaj keq për kafshat buke!
Mos ndoshta nuk jipet ditë e mbarë?
Mos ndoshta?….
Jo! E di faji është aspak jetim
dhe ai që mbanë barrën kryesore
të këtij dimri në verë e vjeshtë….E tërë vitin,
është ai që rri në kolltuk, në fron.
Rri në pjesën më të lartë dhe nuk sheh poshtë,
sepse nuk shikon këtu ku jetojnë njerëzit
me shumë nevoja jetësore.
Edhe është bërë kaq errësirë!
Kaq fat i ligë është mbledhur
mbi supet e popullit dhe nuk mund
ta bart tutje këtë peshë të rëndë.
E sa vuajtje tash!
Dhe ju duket pak kjo, por zgjatin gishtat
e hollë dhe vjedhin edhe më shumë
nga fati i rëndë i të pambrojturve.
Hajdutët e tillë nuk merakosën fare
që e shqyen këtë tokë dhe jetën.
Kjo ka bërë të fryen nga dhjami gjarpërinjtë
e të nxihet shpirti i njeriut këtu.
E kuptoj mirë që duhet të shihen drejt në sy
dhe t‘u bëhet pyetja qartë:
Jo!
Nuk shkon kështu!
Mjaftë më!
S‘durohët më jo, deri sa jemi mbështetur
fare për muri!
Mundohem edhe më tej të mbaj një lidhje me qijet, një forcë, energji dhe besim largpamës të kem, duke ngritur vullnetin dhe duke
krijuar bindje se mirësia jonë ka për të
dhënë patjetër fryte e do e kalojmë
urën vendimtare.
Ngris kokën lart dhe shikoj qiellin.
Retë nuk janë larguar dhe aspak nuk janë zvogluar..!
19.11.21
Hamburg

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com