Me mujt… – Xhelal Hoxha
Me mujt…
Me mujt, me i vu gojës kapak
Me pas mundësi, me fol sa ma pak
Me mujt, trurin mos me lodhë si shumë
Me mujt, me e lënë trupin rehat…
Me mujt, mos me marr nëpër gojë askënd
Me mujt, të këqija me bë sa më pak
me mujt, me bë mirë sa më shumë
Dhe vetës me i thënë: “I lumi unë i lumë!”
Me mujt, mos me dëgjua, as orën e murit
Mi mshel veshët si mirë;
Si ditën po ashtu edhe natën me qenë i lirë!
Me mujt, me i ra n’fie njeriu, njeriut
Ndërsa, për gurin, as drurin mos me ta ni…
Me mujt, mos mu mshel brenda asnjë here
Me të vetmen arsye me dalë jashtë
Me mujt, gjatë mbrëmjeve-natën, me fjet si mirë
Si dikur të mbuluar në cergë me kashtë
Edhe pse kam fillua, me bë pak si dembel
Dhe në fund, me ndërgjegje me thënë:
Ani ndashtë; Le të dali, ku të del!…
Unë Kisha fat, të mirë i kisha:Babë dhe nënë!
Me mujt me pas familjen, rrethin e shoqërinë e mirë
Me mujt gjithashtu, mos me qenë koprrac, por dorë lirë!
Me mujt, me e rikthye kohën tonë
Kur ishim të ri, si dikur në kohën tonë
Me mujt, me ndej me njerëzit emirë;
Që i do dhe të donë pa interes
“Sonte do të isha shumë i kënaqur;
Dhe më shumë nuk kisha me dashtë!”
“Dhe të gjithë ndoshta, sipas kësaj që u tha;
do të më arsyetoni, dhe do të thoni:
Ani ndashtë, se vet kështu paske dashtë?!”
(Xhelal M.Hoxha)