August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nder vite

Nen ritmin e jetes, po plakem ngadale
vitet, me rrahen dhe hallet, jo me pak
nga dita ne dite, me shtohet dhe nje thinje
ky eshte realiteti e s’me vjen keq, aspak.
~ ~ ~
Kur syte buzeqeshin, krijojne ndonje rrudhe
qe, here mundohem ta fsheh e here, fare jo
hapat, dikur i hidhja, si sorkadhja ne brinje
tani i heq zvarre e ngeshem, i numeroj.
~ ~ ~
Mu mblodh edhe trupi, s’eshte me si lastar,
ka mbete a s’ka mbete nje grusht, vetem nje
duart qe gjithe jeten u rreshken me pune,
tani rrine mbledhur, ne preher, pergjithnje.

~ ~ ~
As shikimi i embel, s’eshte si me pare
tretur ne mendime, mjegull sheh, perhere
kur ne rinine e hershme , kishte ndonje mall
tani ai fle dhe endjen, mbyt ne vere.
~ ~ ~
Vetem shpirt e zemer, jane si gjithmone
ato, vec dashuri mbartin, ne cdo stine
s’ka rendesi ku jemi, ne dimer, a pranvere
te dashurojne duan, tjeter gezim, S’DINE….

Autore Eva Zoto

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com