August 7, 2024

Rrugëtim mes stinëve – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Rrugëtim mes stinëve

Të njoha në pranveren
e hershme
ende bora pa u shkri
kur akullunajat e fundit
ishin mbetur të
pa rëna nga çatia
dielli nuk i kishte lëshuar
rrezet e tij.
Të njoha me verën
e nxehtë
në fushat e mbuluara
me gjelbërim
me lulet shumë ngjyrshe
të njoha me zërin
e bilbilit dhe të kanarinës
mes zhurmës së ujit
afër krojeve tek luginat e gjata.
Të njoha me erën
e thatë të vjeshtës
mes drunjëve
që gjethet na bini mbi kokë
në shiun që na lagtë këmbët
të njoha me fjollat e para të
borës së parë.
Të njoha me
acarin e ftoftë të dimrit
por ne zemrat i kishim të ngohura
sikur zogjët kur futen
nën strehët e tyre
të njoha me borën e qetë
kur ecnim dhe loznim
me topa bore

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com