Flamuriada – Sevdail Hyseni
Satirike
FLAMURIADA
Nga veriu i Kosovës
Deri n’lindje të saj,
Festa e Flamurit
Me gëzim e vaj!
Ky simbol shqiptar
Me vlerë historike,
Nuk valon i lirë
N’hapësirat etnike!
Në Luginë t’Preshevës
Sikur askund tjetër,
Çështja e flamurit
Me avaz të vjetër!
Ai mund të duket
Në çdo katër stinë,
N’Konçul e varreza
Por, jo n’gjithë Luginë!
Flamuri në festa
Duket dy-tri orë,
Pastaj n’katër vjet
N’procesin zgjedhor!
Edhe pse nuk gjendet
Një zgjidhje me ligj,
Lidershipi ynë
Nuk mërzitet hiq!
Lufta për pushtet
S’bëhet me përralla,
Pse dënohet populli
Askujt s’i ha palla!
Ngase liderucët
Nuk i prek shteti,
Ata na i mbron
Me nder imuniteti!
Ndoshta kjo satirë
Dikujt s’i pëlqen,
Para se të shaj
T’shikohet n’legen!
Spica Metalike