August 3, 2024

Kuq e zi,në përjetësi… – Drita Haxhillari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kuq e zi,në përjetësi…

Nëntori i kuq i Shqipërisë,
lyer me gjak në histori…
28 Nëntori i Pavarësisë,
Nëntori ynë kuq e zi !

Në ç’do muaj Nëntor,
nderim për burrat e dheut,
të gjithë me flamur në dorë,
lavdi epokës së Skënderbeut !

Flamur i bukur,hijerëndë,
në shpirt rrezaton dinjitet,
krenari në botë,në ç’do vënd,
flamuri ynë i kuq,identitet.

Flamur i shentë i lirisë,
nder,respekt dhe lavdi,
aromë e kudo Shqiptarisë,
bashkim,forcë e krenari !

Flamur që na trimëron ç’do ditë,
flamur që na jep zemër,shpresë,
flamur ynë kuq e zi që shporr frikë,
valëvitje e lirë që kurrë nuk vdes !

Sot,të mbështellur në flamur,
ashtu si patriotët në Vlorë dikur…
patriotët e kombit,nderim përjetë,
histori që gdhend 28 Nëntor 1912.

Të gjithë sot kuq e zi,si dikur…
atmosferë,gëzim i Shqiptarisë,
respekt e lavdi në emrin FLAMUR,
flamuri i lirisë dhe pavarësisë !!

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt:27.11.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com