August 4, 2024

Në ditëlindjen tënde Shqipëri – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Në ditëlindjen tënde Shqipëri
(Ripostim)

Në ditëlindjen tënde
t’u thy zemra
t’u lëkund trupi
por ti nuk u dorëzove

Në ditëlindjen tënde
nuk valoi flamuri me shqiponjë
por, ata fluturuan me shqiponjën
se Zoti deshi ashtu

Në ditëlindjen tënde
t’u zbeh fytyra, po ti nuk u m’rrole
qëndrove e fortë bashkë me pjeset tjera të trungut tënd, Kosovën dhe gjithë shqiptarinë

Në ditëlindjen tënde
nuk u përulem para Ismail Qemalit
nuk u përulem para Adem Jasharit
u përulem para teje dhe të mbajtëm të fortë.

( kushtuar viktimave nga tërmeti në Shqipëri)
Xhevat Prebreza 02.12.2019, Prishtinë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com