Nënat veterane – Muça Vladimir
Në mirënjohje të nënave idealiste, të luftëtarëve kombëtare që lanë fëmijët,familjet e dolën malit për të sjellë lirinë në atdheun e pushtuar.
Nënat veterane
Eh ç’kanë hequr ato nëna,
Nga balta u doli floriri,
Mbi male u shkeli këmba
E trimëri u rriti gjiri.
Zemrën rrahur me plumba,
Ngarkuar si mali me dëborë;
Tumanezezat me tumba
Lindën heroj dhe dëshmorë.
Forcë e jetë Ju na dhatë,
Herë na qatë herë na kënduat.
Ndaj dolëm brumë i veçantë
Se mes gjakut na gatuat.
Buzët na vinit si fasho në plagë
E na hidhnit ilaç me fjalë;
Ndodhte na puthnit mbi plagë
Me lotët lumë e fjalëpakë.
Në sytë tuaj, mëndje zgjuar
Tek Ju lëvrinin dy botë;
Fjetët malëve pa mbuluar,
Pushkën vutë jastëk ndën kokë.
Moj nëna kraharor barute
Gjoksi ju nxirrte flakë,
Tek çanit në shtigje lufte
Në të ftohtë,në shi e vapë.
O Ju diell,lëng i jetës
Me ju ngjizet botë e madhe;
Botë mbi jetë të së vërtetës
Me ju nëna veterane.
ZGJIMI I DËSHMORËVE
Si një dritëhije
Çdo natë nga varret e dëshmorëve,
Si një ushtri
Turfullojn në Tiranl
Dëshmorët e kodrës “Nënë Shqipëri;
Rrugëve,në luftë me vandalët,
Kërkojnë sheshëve, rrugicave,sokakëve
Mos janë fshirë nga dhunë e kohës
Të shtrejtat, idealet.