Pranë varrit tandë babë – Xhevat I. Prebreza
Pranë varrit tandë babë
Të erdha në këtë mëngjes
të rri me ty babë
të flas me ty
në këtë festë të madhe.
Zgjohu babë, më fol
më shif sa jam rrit
jam bërë burrë
zgjohu dhe në përqafo
vetëm njëherë
e ta ndjej erën tande.
Mos rri nën atë dhe
eja të mbështjelli
me flamurin që e deshe.
Zgjohu babë dhe shif
se qysh po festojm
qysh po bien daullet
po luhet vallja e lirisë o babë
po ti nuk je.
Zgjohu dhe më shif
me teshat tuaja
që në krahror kanë
tre shkronja të arta.
Babë pse nuk më flet
pse nuk zgjohesh
t’ma fshish lotin
t’më përkdhelësh
sikur isha i vogël.
Mos më le që dheun e varrit
ta mbaj në këto duar të thara
zgjohu babë të prek
t’i njomi duart
dhe ta shuaj mallin për ty.
Babë urime 28 nëntori!
Xhevat I. Prebreza 30.11.2021, Prishtinë