Braktisje – Landri Xhemalaj
Braktisje
Më dhemb tek shikoj një mur tek rrëzohet
Tek shikoj arat të mbetura djerrë
Më dhemb kur nuk shoh bucjelat në krojet
Më ther,,mu në zemër më ther
Më dhemb tek shikoj fshatra tek rrënohen
S’ka ndodhur kështu më parë ndonjëherë
Kur shikoj varret me baltë tek mbulohen
Në muret pa çati mpleksur shi dhe erë
Më dhemb tek shikoj një plak të vetmuar
Që këmbët zvarrë heq nga pamundësia
Mbështetur në bastunin që mban në duar
Në këtë fundjetë ,,,shoqëruese vetmia
Më dhemb tek shikoj një fëmijë të vogël
Ulur diku tej në një trotuar
Më dhemb tek shikoj sytë e tij të lodhur
Me fatin degdisur,, me emrin …lypsar
Më dhemb tek shikoj një të ri tek largohet
Me valixhen zvarrë rrugës për kurbet
Zemrës hapur plagë,,plagë që s’shërohen
Se e di mirë,,rikthim s’do të ketë
Më dhemb tek shikoj një shkollë që rri mbyllur
Edhe zogjtë në strehë si ngrenë më foletë
Më dhemb mor më dhëmb,, dhe shpirti më ndrydhet
Shpirti i ngarkuar,,mban më shumë se retë
Më dhemb tek shikoj mundin e një jete
Puna,djersa,gjaku,shkuar kot më kot
Më dhemb,mor më dhemb, dhimbjen mbaj mbi vete
S’kam ku e shkarkoj,se se mbaj më dotë
Vlorë 08/01/2021