Bukureza ime – Adriana Kongjini Bala
“Bukureza ime.”
E di qe me do,
E bukur me lezet,
Kur te vij nga afer ,
Si ngjale me reshqet.
Pse me iken tutje ,
Sme le tet perqafoj,
Eja buzeburbuqe,
Larg teje nuk duroj.
Me naze me largohej ,
Dy hapa ben me tutje,
Per ty nuk me durohet,
Mos do te te bej lutje.
Bukureze e nates,
Qe ndricon ne eresire,
A e di qe me cmende,
Beni hesapet mire.
Se nje here te fal ,
Po ashtu dhe prape,
Te treten do te dal,
Te flas me tet Ate.
Eja nema buzen,
Se kam shume mall,
Le te thone cte duan ,
Fjalet te shkojne ne djall.
Mos degjo njeri ,
Mos te kthejne mendjen,
Se dashuria jone,
Tek njeri tjeteri gjendet.
Bukureza ime ,
Sa shume te dua ,
E shoh qe dhe Ty ,
E jep jeten per mua.
Autore
Adriana Kongjini Bala