August 3, 2024

Çaste të trazuara… – Drita Haxhillari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Çaste të trazuara…

Një çast,shpirtin më ngroh si Dielli,
befas,më ftoh si rrebesh nga Qielli.
Një çast më mban xhevair në duar,
në çast reagon,i egër,i zemëruar.

Një çast,koshere mjalti,ëmbëlsi…
në çast,i mermertë,akull,ftohtësi.
Një çast-Hënë,rrugën më ndriçon,
në çast me një tjetër më ngatërron.

Një çast duhemi deri në marrëzi,
në çast,ironi,pa mua kush je ti !?
Një çast,e gjjthë bota je për mua,
në çast,ik,nuk të njoh-më thua.

Një çast,humbasim në lumturi,
në çast të heshtur në pafundësi…
Një çast,dehemi në gotë dashurie,
në çast,urrehemi në dolli mërzie.

Një çast,qeshim e gëzojmë si fëmi,
dilemë retorike,kush dreqin je ti !?
Një çast,digjemi në mall e pasion,
në çast,reagimi yt më shkatërron.

Një çast,humbasim në kujtime,
në çast,shkatërrove jetën time.
Çastet,trazuan shpirtin tim të dlirë,
largohu prej meje… lamtumirë !

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.07.12.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com