August 3, 2024

Dashuro si MIA dhe KOKO – Drita Haxhillari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dita e katerputroshve

**Dashuro si MIA dhe KOKO**

Shkruaj pena ime,shkruaj përsëri…
ktheje në buzëqeshje,ç’do pikë lot,
përr kafshët,që dhurojnë dashuri,
më shumë se njerëzit në këtë botë.

Shkruaj me aq sa përjeto e di vet’
mos u bazo në shkrime a citate..
për dashurinë e kafshës në realitet,
ashtu si do ta kesh,ashtu si e pate !

Nga i madhi ZOT,dhuratë,jo rastësi,
gjerdan dashurie,mantel zbukuruar,
Mia-Italiane,paqe,dashuri,mrekulli…
shpirt e zemër,bashkë të përqafuar.

Alda bukuroshe,të bënte shoqëri…
Bar Royal,Tani,e kishte për zemër,
bashk’ u miqësuam,bëm’ fotografi,
me ty Mia-shpirt,më i bukuri emër.

Shkruaj pena ime,kurrë mos ndalo,
skico panoramë dashurie në mur’
vargje për qenushit simpatik Koko,
Mia&Koko-romancë,jo aventurë !

Mia çapkëne,nga trotuari shkel sy,
“dehet” Koko-gëzon,rend e vrapo,
kokolepspje magjike,bashkë të dy,
Mia e kafshon-Kokoja-oboboo…!

Koko-i trembur,por ama romantik,
në gojë trëndafil,për Mian dhuratë,
Mia-lozonjare,tund bisht e shëtit…
Koko dashuruar,për Mian dit’ e nat’

ZOT-të qofsha falë,për ty thur lavdi,
TI na krijove,mish e gjak e shëndet,
bëhu i ngroht’ më i dashur o NJERI,
duaj si duan kafshët,në këtë jetë !!

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt:01.12.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com