Erzen – Muça Vladimir
Shëndet lumturi mirësi miq e dashamirës përmes një cikli poetik
ERZEN
Në rrjedhën tënde
Ma more shikimin,
Ma more shpirtin
Ma ktheve në mall.
Në vdeksha,
Pranë teje do prehemm,
Një tufë marsiakesh dërgomë mbi varr,
Të shkundin mbi mua stërkala ujrash;
E unë nga varri si në rini
Në ditë rimishërimi
Tek Ti
Do zhytem përsëri.
PËRROI
Një përrua zhurmëharbuar,
Krifëbardhë nga mali zbret;
Si doriu këmbëuruar
Në luginë vrullshëm shket.
Larg në detë e kriposur
Shoqe valë kudo zjen,
Herë shket nën një velë,
Herë në shkëmb zë bërtet.
Ky përrua u puq me valën
Kur në breg vala u ndal,
Freskinë përroi seç ja fali
Dallgës detit sa një mal.
KËRKOJ MIKEN E VJETËR
Kërkoj miken e vjetër me sy circeje,
Në sytë e.së cilës shikimi m’u tret;
Ëndrrat më vinë në fill balone
Të djegura, vetëzhdukur,si në terr.
Zbrazëtirë jeta në hapin tim,
Ku humbe vallë në dhe të huaj?
Hapma dritaren me një shikim,
Rininë e cingërt me te të shuaj.
Pleqëri e mbushur me shtroje fieri,
Sypagjumë, në grackën e brengës;
Shpirtin e hershëm s’do e tresë dheri
Si Safo “djegur” në shtrat t’legjendës.
Tani dua të humbas si stuhitë
Me shpirtin e ëndërrës, i rrëzuar mbret,
Të më ndjekë pas veç një muzikë,
Si prej funebre të Trojës rrëmet.
Nga vëllimi “Pegasiane”