August 7, 2024

Letër dorazi mikut tim – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Letër dorazi mikut tim
—-
Miku im !
Nuk të kujtohem?!
Jam unë shoku yt i vjetër..
A më njohe?
Jam ai… që miqësinë
nuk e ndërrova me një tjetër
I tillë besnik do të ngelem
dhe ti fort mirë e di se unë
nuk mund të tjetërsohem
për një tufë lulesh, apo…
qoftë dhe një buzëqeshje
më shumë
— —
Miku im !
Më paske harruar?!
Ngelem shoku yt patjetër…
nuk e paske kuptuar,
se miqtë nuk kanë vlerë “malli”?
I kam të artë…dhe pse për ar nuk i shes.
Kjo ndodh vetëm at’herè
kur je i tjetërsuar
ose kur në shpirt a zemër
ke mungesë ideali.
— —
Mundet edhe ta mendosh
se ndofta tè rëndova..
Po fundja mirë ta bëra!
I ke parë ti dallgët e detit
si grinden me shkëmbenjtë?
I ke kuptuar ndonjë herë
se ata nuk kanë grindje të shtirë
Shekuj kanë me njeri tjetrin
dhe përsëri
ngelen shokë e miq të mirë ?

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com