Lutje për çokolatë – Nijazi Kastrati
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Lutje për çokolatë
-humoristike për fëmijë-
Të lutem o Zot
Që ke shumë fuqi
Më dërgo çokolata
Mbushur me lajthi!
M’dërgo një furgon
Të jetë i mbushur plot
Prano lutjen time
O i madhi Zot !
Po që s’ke lajthija
Bëjmë dhe tolerime
Mbushe me shumë arra
Çokolatën time!
Dhe nëse më dërgon
Mos i trego mamit
Se më thot çokolatat
Janë armiku i dhëmbit
Mirëpo gjyshen time
Kur e përqafoj
Eja thot pas meje
Diçka të dhuroj.
Ooooh, sa kënaqësi ishte
Një çokolatë e madhe
Më besoni se ishte
Po sa një dritare!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com