Mos me shqeteso i dashur – Eva Zoto
Mirembrema miqte e mi.Keto vargje ua dedikoj gjithe atyre nenave dhe grave qe bien pre e
dhunes.
Mos me shqeteso i dashur
ne mendime, thelle kam rene
u bene vite qe rrojme bashke
dhe po aq, qe quhem” Nene.
Vetem tij nen kujdes mbajta
per te mire e per te keq,
por si nene, e humba lojen
se ti ishe, nje pjelle dreq.
S’u kenaqe kurre me shume
se me pak, as behet fjale
kush je ti, ne fund te fundit
qe i do dhe vajze e djale?!
Kush je ti, bir i shejtanit
apo dhe i ndonje, nene
nuk te njoha dot, nuk munda
ne baze te asnje gojedhene.
Tij tu fala dhe tu luta
e te dhashe, plot miresi
nuk i deshe dot,s’ke faj
nuk e di a je njeri.
Nuk e di a do kenaqesh
ndonjehere ne kete jete,
une, e zhveshur ndjenjash
mbeta
dhe e nesermja vjen e zbehte.
Te kush ta kerkoj te drejten
kujt ti them te ma jape hua?
Ngado qe ta kthenesh koken
e ndiej qe shikoj, “MUA”.