August 3, 2024

Besa e brezave – Mehmet Breznica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Besa e brezave

Nëse edhe trurin do të ma verboni
Prapë do të mendoj vetëm për liri

Nëse edhe organet do të mi ndërroni
Prapë do të frymoj vetëm për liri

Nëse edhe këmbët do të mi gurëzoni
Në gjunjë do të eci drejtë lirisë

Nëse edhe sytë do të mi nxirrni
Edhe i verbër do të kërkoj liri

Nëse edhe duart do të mi shkurtoni
Me gjak do ta shkruaj fjalën liri

Nëse edhe ajrin do të ma helmoni
Me arteriet e lirisë do të marr frymë

Nëse në torzo do të më shëmtoni
Do të shndërrohem në përmendore

Nëse përmendoren do të ma thyeni
Do të përmbysë varrin si Konstandini

Prishtinë, 1989

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com