Majlinda Kelmendit – Sahit Ymeri
E martë, më 7 dhjetor 2021, në orën 22:12
MAJLINDA KELMENDIT
Majë e thepisur u bëre
Askush nuk të arriti,
Jehove, jetove, jetësove
Lartësinë e shqiptarisë,
Ideale, identitet, imagjinare e Dardanisë,
Nëpër podiume vallëzoje,
Dishepujt e ardhmërisë
Aradhet tuaja tani e tutje rreshtuar.
Kauzën, kulturën e xhudos e hyjnove,
Erdhe vrullshëm, ikën mallëngjyese e heshtur,
Le gjurmë në të gjitha vendet e luftës,
Me krenari na mbushe gjithë Dardaninë,
Evropë e në botë, i bëre sy e vesh,
Ngrite në piedestal, brendësinë e shpirtit tuaj e të shqiptarisë,
Dritë shndritëse drejt qiellit, si yjet shndritur flamurin kuqezi,
Ikonë e trashëguar mbetesh e Dardanisë, suksese paç edhe më të mëdha…
S. Y.