Nje zemer nene! – Albana Gjoni Semini
Nje zemer nene!
********************************************
Nje zemer nene, cdo mbremje ne ankth duke pritur,
Pret femijet qe dalin vone me shoqerine.
Ne naten e erret prej merakut tretur,
Ne dhomen e ftohte perpelitet ne mendime,ne shtratin e trishte.
Mendueshem nga vragat e pritjes ne naten e verber, te trazuar,
E vetme, e strukur,e merakosur,
Me vetmine vrasese ne heshtje mberthyer,
Mbushur me mendime te erreta,te renduar.
Cdo nate dritherohet nga meraku,
Nje zemer nene e mbytur ne shpellat e trishtimit,
Copetuar shpirti nga mungesa ankthi e pritja,
Me mendimet hedhur ne pusin e shqetesimit.
Nis e derdhen mendime te turbullta,
Trembur ne netet e ftohta,
Me klithma vetmie mbuluar melankolite,
Ne oazin e zemres se saj te brishte.
Nje zemer nene dridhet prej ethepritjesh,
Brigjeve te shpirtit e lodhur, e vetmuar, mes ngushellimesh,
Ne ajrin e mendimeve,
Me naten e eger perqafuar me eren e loteve,
Me lotet e thare ne pritje, ne thellesine e enigmes,
Nen hijen e merakut zgjuar,ne oret e para te mengjesit,
I pret kur vijne me rrezet e buzeqeshjes,
Zemra e nenes plot madheshti,simbol i sakrifices.
Nje zemer nene mer nje lehtesim,
Me bote te madhe dhembshurie,edukon femijet pa hezitim,
Gjithmone me pozitivitet engjell ne sendukun e dijes,
Cdo njeri gjen sherim e shpetim ne humneren e
dhimbjes.
Nje zemer nene plot vlera miresie,
Dhe shpirtin e ndricuar, si engjell kujdestarie,
Do t’i drejtoj femijet ne jete,
Me mirebesim ne rrugen e drejte e te vertete…!
Albana Gjoni Semini 07.12.2020